Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka ardhur në reagim nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Përmes një deklarate, LSI e quan vendimin e gjykatës një tregues se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale.

“Për LSI, vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda tregon qartë se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale.

Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe ka përdorur çdo mekanizëm të tijin sepse Edi Rama është peng i dosjeve korruptive dhe i familjarëve të tij.
Projekti i kanabizimit të vendit, trafiku ndërkombëtar i drogës është projekt politik i Edi Ramës sepse Edi Rama është “Shefi i madh” i cili projektoi dhe urdhëroi këtë projekt shkatërrues për vendin që nxiu historinë e Shqipërisë në mediat botërore.

Me Edi Ramën është provuar që nuk ka drejtësi, krimi i organizuar ndjehet i fortë, i sigurtë dhe i pëkrahur.

Ka vetëm një rrugë: Të çlirohet vendi nga Edi Rama dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar për të instaluar shtetin e së drejtës për të kthyher tek çdo qytetar dinjitetin dhe shpresën se ky vend do të bëhet”, deklaroi LSI.

Artikulli paraprakULJE TEMPERATURASH DHE RREBESHE SHIU, SI DO TË JETË MOTI PËR SOT
Artikulli tjetërKUSH JANË DY PËRFAQËSUESET E SHBA QË NDOQËN GJYQIN MARATONË NDAJ SAIMIR TAHIRIT, U LARGUAN PAS ISH-MINISTRIT