Festa e Pashkëve është fitorja e jetës mbi vdekjen, e mesazhi në këto pashkë shkon për banorët e prekura nga përmbytjet, në zonën e Nënshkodrës.

Në një intervistë për Star Plus, Monsinjor Angelo Massafra, Arqipeshkvë i dioqezës Shkodër – Pult, është ndalur pikërisht në këtë pikë, në këtë beteje të këtyre banorëve për të triumfuar mbi këtë fatkeqësi që i shoqeron prej javësh.

Për Famullitarin e Shkodrës, Dom Vlash Palaj, zonat e prekura nga përmbytjet, nuk e humbin asnjeherë besimin me zotin, si një lidhje e pandarë për ti bërë ballë edhe këtyre përmbytjeve.

Por Arqipeshkvi i Shkodrës, ka një mesazh për banorët dhe pushtetin, me shpresën që përmbytjet të mos jenë më kaq masive.

 

Artikulli paraprak“VIGJILJA E PASHKËVE, MOMENT LUTJE DHE BESIMI”
Artikulli tjetërNGA 1 PRILLI, NJË TJETËR TAKSË PËR QYTETARËT