Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, Skrapar, u bë arrestimi në flagrancë i, A. L., 24 vjeç, S. H., 27 vjeç, të dy banues në Çorovodë dhe L. H., 22 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. S., 22 vjeç, banues në Çorovodë.

Mjeti i vjedhur u gjet në një pikë skrapi në lagjen Uznovë dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakKAPET SHQIPTARI 200 GR KOKAINË DHE 8 MIJË EURO CASH NË MAKINË
Artikulli tjetërKANABIS BRENDA X5-ËS, ARRESTOHEN TRE TË RINJ NË SEKUESTROHEN 2 MAKINA DHE 5 CELULARË