PËR 8 SHTETAS JEPET “BURG PA AFAT”, KUNDREJT PAGESËS SHPËTON FUTBOLLISTI KRAJA.9 personat e parë të arrestuar nga policia e Shkodrës për shkak se operatori i shpërndarjes të energjisë elektrike ka konstatuar lidhje të paligjshme në banesat apo bizneset e tyre kanë dalë para gjykatës së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Shkodër.

Nga sa mësohet nga 9 të arrestuarit, për 8 prej tyre është dhënë masa e sigurisë burg pa afat ndërsa vetëm për një shtetas është dhënë masa “detyrim me paraqitje” kundrejt pagesës. Kështu shtetasi Ylli Batuni, vjeç 45, Petrit Brahim Bregu vjeç 39, Agim Haxhija, vjeç 61, Gjin Shullani vjeç 68 banues në Shkodër janë lënë “burg pa afat”. Po ashtu e njëjta masë sigurie “burg pa afat” është dhënë edhe për Rasim Barbullishi vjec 50, Petrit Bazulli vjec 59 dhe Artan Rranzi vjeç 42 të gjitha këta banues të Komunës Bushat. Ndërkohë i vetmi që i ka shpëtuar masës së sigurisë “burg pa afat” është futbollisti i Vllaznisë, shtetasi 31 vjeçar Ervis Kraja. Për shkodranin e ekipit kuqeblu është dhënë masa e sigurisë “detyrim me paraqitje” duke u liruar nga dhomat e paraburgimit kundrejt pagesës prej 15 milionë lekëve të vjetra të depozituara në një prej bankave në Shkodër. Kjo është vetëm një pjesë e të arrestuarve pas aksioneve që ka ndërmarrë operatori i sistemit të shpërndarjes. Ndërkohë që katër të tjerë të arrestuar në ditën e dytë të aksionit të OSHEE pritet që të dalin para gjykatës së Shkodrës ditën e diele nga ku edhe do të marrin masën e sigurisë. Kryeministri Edi Rama u zotua se pë rata që abuzojnë me energjinë elektrike do të ketë 3 deri në 5 vite burg. Kështu aksionet e OSHEE do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme ku mund të ketë sërish të arrestuar.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/wJNCzxaeJYQ?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKQZ, 82 KËRKESA PËR REFERENDUM
Artikulli tjetërRADOVANI: VLLAZNIA VEND-PUNËSIMI PËR “KALAMISHËT”