Gjatë ditës të së martës së 7 gushtit, Erjon Vucaj dhe Vllaznia kanë shkëputur zyrtarisht bashkëpunimin mes tyre dhe u desh ndërhyrja e Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve për të zgjidhur këtë situatë nëpërmjet rrugëve juridike.

 

I fituar nga kjo seancë, ka dalë mesfushori Erjon Vucaj i cili kishte kërkuar largimin nga Vllaznia, por këta të fundit nuk kanë pranuar t’i japin letrat, duke pretenduar se është akoma nën kontratë kuqeblutë. Ai u lejua të luante në Gjirokastër për ndeshjet e Europës si futbollist I huazuar, por shkodranët nuk ishin dakord që të lejonin futbollistin të largohej përfundimisht.

Në një prononcim Erjon Vucaj ka treguar se zgjidhja e problemit u bë me marrëveshje dhe njëkohësisht ka treguar edhe destinacionin e tij të radhës. “Kishim seancën e gjyqit dhe arritëm ta zgjidhim me marrëveshje. Në seancën e pajtimit, nuk u paraqit askush nga klubi por sot në këtë seancë ishin të pranishëm.

 

Me 99% do të qëndroj në Gjirokastër, pasi kam gjetur një ambient mjaft të mirë dhe si stafi, ashtu edhe lojtarët më kanë pritur shumë mirë dhe kam mbetur realisht i kënaqur që nga ndeshjet në Ligën e Europës.

 

Kisha edhe oferta të tjera nga jashtë vendit, ashtu si edhe nga brenda, por nuk ishin bindëse dhe Luftëtari mu duk skuadra me të cilën mund të punoja më mirë dhe më qetë”, u shpreh Vucaj.

 

Kështu nga Vllanzia I shtohet një tjetër lojtarë listës që I janë larguar skuadrës shkodrane e cila në sezonin që do të fillojë në muajin shatorë do të luajë në kategorinë e parë dhe duket se një pjesë e mirë e futbollistëve të saj janë larguar duke mos dashur të vazhdojnë karrierën e tyre në kategorinë inferiore dhe kanë zgjedhur të vlersojnë ofertat nga Kategoria Superiore apo edhe ekipet jahstë vendit.

Artikulli paraprakKATEGORIA E PARË, NDAHEN GRUPET E SEZONIT 2018/19
Artikulli tjetërVLLAZNIA E FEMRAVE NUK E NIS MBARË CHAMPIONS-in