Këtë fundjavë janë luajtur ndeshjet e fundit të javës së 12-të të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave. Dhe ndeshja që ka spikatur ka qënë ajo mes Kinostudios dhe Vllaznisë, dy prej ekipeve më të mira të kampionatit.

Ndeshja është luajtur në Kamëz dhe pritej që vendaset të rezistonin ndaj kampioneve në fuqi. Por rezistenca e tyre ka zgjatur vetëm 45 minuta. Në to, ka patur vetëm një gol të shënuar nga shkodranet, pikërisht nga Uendi Muja në minutën e 8-të.

Ndërkohë e tëra ndryshe do të startontë pjesa e dytë e kësaj përballjeje. Në minutën e 49 do të ishte Paviçeviç që do të shënonte golin e dytë dhe dy minuta më vonë, Megi Doçi do të shënonte edhe golin e tretë.

Por për ta kompletuar këtë fitore do të mendonin edhe Rrahmani dhe sërish Paviçeviç që do të shënonin edhe dy gola të tjerë dhe takimi mbyllet përfundimisht me rezultatin 5-0 për Vllazninë e cila vazhdon të ecë e sigurtë drejt titullit të pestë kampion rradhazi.

Ajo udhëheq me plot 8 pikë më shumë se Apolonia e vendit të dytë por me shumë siguri kjo diferencë do të vijë duke u thelluar në javët e ardhshme pasi vajzat kuqeblu shkodrane nuk tolerojnë kur vjen puna për në fushën e blertë.

Artikulli paraprakPD-LSI SOT MBLEDHJE TË PËRBASHKËT TË GRUPEVE PARLAMENTARE
Artikulli tjetërVLLAZNIA DHE PËRGATITJET NDAJ SKËNDERBEUT