Vllaznia fitoi 1-0 ndeshjen miqësore me ekipin e Teutës, përballje e luajtur në Shkodër por për trajnerin e kuqebluve Thomas Brdariç deklaroi se nuk është i rëndësishëm rezultati por loja që zhvilloi ekipi që sipas teknikut gradualisht ka ardhur në rrijte. Pavarësisht se kampionati është shtyrë dhe nuk dihet se kur do të fillojë, trajneri Brdariç shprehet se kuqeblutë do jenë të gatshëm kurdo që të nisë Superliga.

Trajneri i Teutës shkodrani Edi Martini shprehet se e gjithë vëmendja e durrsakëve është e përqëndruar tek ndeshja e turit të dytë të Europa League që do ta kenë pas një jave me spanjollët e Granada.

Goli në ndeshjen miqësore mes Vllaznisë dhe Teutës që përfundoi 1-0 me fitoren e shkodranëve e shënoi braziliani Da Silva në fund të pjesës së parë.

Artikulli paraprakSHKODËR, LAGJJA E VJETËR “E ZHYTUR” NË MBETURINA
Artikulli tjetërPD PUBLIKON VIDEON: RAMA PAZAR TË PISTË ME BOTËN E KRIMIT QË MENAXHON KUMARIN. KUR TA DËGJONI DUKE PREMTUAR HERË TJETËR, HIQJANI VIZËN!