Pas një viti ping pong kompetencash është rihapur gjyqi për Fadil Kasemin, i cili vrau gruan, gjyqtaren Fildeze Hafizi me armë zjarri për shkak të konfliktit për divorcin.

Pas një viti ping pong kompetencash është rihapur gjyqi për Fadil Kasemin, i cili vrau gruan, gjyqtaren Fildeze Hafizi me armë zjarri për shkak të konfliktit për divorcin.

Avokati i Kasemit, Ilia Ilia kërkoi gjykim të shkurtuar për klientin e tij, ndërsa gjykata e rrwzoi. Kjo ishte hera e dytë që Kasemi bënte një kërkesë të tillë, pasi herën e parë iu refuzua.

Nëse do të pranohej kërkesa atëherë ai do të shmangte burgun për jetë. Por me ndryshimet e fundit, krimi në familjet përjashtohet nga gjykimi i shkurtuar.

Fadil Kasemin një vit më parë nuk e arrestoi policia, por e dorëzoi Klodian Tafa, personi që mori peng.

Sipas prokurorisë pas krimit për t’u largua nga vendi i ngjarjes, Kasemi e mori peng duke e kërcënuar me armë në makinë, por Tafa e gënjeu duke e dorëzuar në komisariatin e policisë.