Gjyqi ndaj te akuzuarit per vrasjen e te riut Hermes Beqiri ne Shkoder ka marre nje rrjedhe tjeter. Autori i dyshuar Elvis Hoxha ka ndryshuar deshmine e tij. Ai pretendon se nuk eshte autori i vrasjes.

Seanca e sotme gjyqesore u shty me 25 korrik per shkak se trupa gjykues pret te njihet me disa prova te reja.

Pritet qe te sillet si prove qelizat telefonike te autorit te dyshuar duke qene se ai pretendon se ne momentin e vrasjes ka qene ne Malesine e Madhe dhe jo tek lokali prane Zooteknikes ku ndodhi ngjarja.

Po ashtu pritet te thirren deshmitaret okular te ngjarjes per te deshmuar ndersa ne total jane 8 te tille.

Prokuroria ende nuk ka dale me pretencen por ne provat e paraqitura ka armen e krimit qe eshte gjetur ne momentin e arrestimit te Elvis Hoxhes, xhaketen e autorit te dyshuar qe prokuroria pretendon se ka mbetje baruti dhe deklaratat e disa prej deshmitareve.

Fillimisht Elvis Hoxha ne paraburgim por edhe para nisjes se gjyqit te themelit ka pranuar autoresine por me pas e ka ndryshuar versionin e tij duke pretenduar se ka qene ne Malesi te Madhe kur ka ndodhur vrasja.

Tashme pritet zhvillimi i seances se radhes me 25 korrik dhe seancave te tjera per te pare vendimin perfundimtar te kesaj çeshtje.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT ME BE, MINISTRI BUSHATI: PROCESI ËSHTË I VËSHTIRË DHE SFIDUES
Artikulli tjetërINXHINIERI LLESHI TREGON SI TË MBROHEMI NGA RRUFETË