Në mbyllje të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe në prag të 575-vjetorit të shpalosjes së flamurit të qëndresës dhe mëvetësisë nga Heroi ynë Kombëtar në vitin 1443 në Krujë, kryeministri i vendit, Edi Rama, prezantoi sot në Qendrën për Hapje edhe Dialog një artefakt të rrallë historik.

Bëhet fjalë për një hartë detare të realizuar në vitin 1455, nga hartografi gjenovez, Bartolomeo Pareto për Papën Nikolla V. Harta detare 1 e Bibliotekës Kombëtare Qendrore të Romës, paraqitet si një portulan me finesë të madhe edhe me cilësi teknike të përkryer.

Në kartolinën që shoqëron hartën detare shkruhet, se: “Harta shquan nga prania e mjaft elementëve dekorative dhe e vendeve me interes të posaçëm, mes të tjerash ajo rrëfen bashkëkohësi ngjarjesh historike, në mënyrë të veçantë trysnin Osmane në Europë, e posaçërisht në Gadishullin e Ballkanit, ku në hapësirën e Arbërit bie në sy, toponimi i pazakontë “Scanderbeco””.

Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu la ushtrinë turke në Hungari për të luftuar osmanët nga Kruja në 28 nëntor të vitit 1443. Ndërsa, 2018-ta është shpallur Viti Mbarëkombëtar i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, për 550-vjetorin e tij të ndarjes nga jeta.

Artikulli paraprakPANË ‘EL CLASSICO-N’ ME PARATË E BIZNESMENIT, KRIMET E RËNDA ÇOJNË NË GJYQ TRE GJYQTARËT
Artikulli tjetërNDALOHEN GRABITESIT SHQIPTARE