Një banesë tre katëshe në Kombiat është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, kur për pasojë ka humbur jetën një 80-vjeçar i cili ishte i paralizuar. I moshuari ka qenë vetëm në banesë në momentin kur ka rënë zjarri ku shkak dyshohet një ngrohëse e ndezur.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jeten. Njoftimi i policisë: Tiranë Me datë 20.02.2018, rreth orës 17:10, në rrugën “Bedri Karapici”, në banesën e shtetasit M.K., rreth 80 vjeç i cili ndodhej në banesë i paralizuar, ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT TE TRETET NE KLASIFIKIMIN E DËBIMEVE NGA BE
Artikulli tjetërARRESTOHET INSPEKTORI I POLICISË, AKUZOHET PER KORRUPSION