Që prej tremujorit të fundit 2018, Zvicra ka kaluar si investitori më i madh në vend, sipas stokut, çka nënkupton që në total në vite, investimet nga ky shtet kanë arritur në 1.37 miliardë euro (deri në fund të marsit 2019), sipas Bankës së Shqipërisë.

Investimet nga Zvicra u rritën me shpejtësi që nga tremujori i dytë 2016, kur filloi ndërtimi i gazsjellësit TAP, teksa ky është shteti ku gazsjellësi ka zyrat qendrore, ndonëse investimet bëhen nga një konglomerat vendesh.

Aksionerët e TAP janë britanikja BP (20%); SOCAR (20%) nga Azerbajxhani; Snam S.p.A. (20%) nga Italia; Fluxys (19%) nga Belgjika, Enagás (16%) nga Spanja dhe Axpo (5%) nga Zvicra.

Investitori i dytë më i madh në vite është Greqia, me një stok prej 1.14 miliardë eurosh, si rrjedhojë e investimeve në telekomunikacione dhe banka, por që prej disa vitesh janë në stanjacion.

Në vend të tretë është Holanda, me një stok prej 1.1 miliardë eurosh, i ndjekur nga Kanadaja me 976 milionë euro (efekti i Bankers Petroleum, që tashmë u ka kaluar kinezëve), Italia (693 milionë euro), Turqia (578 milionë euro).

Artikulli paraprakPËRLESHJA MES TË DËNUARVE ZBULON ARSENAL ‘ARMËSH’ NË BURGUN GREK
Artikulli tjetërMJERIMI I FËMIJËVE EMIGRANTË, SHBA, 250 TË MITUR PA HIGJENË NË QENDRAT PRITËSE