Policia e Gjirokastrës ka ndaluarnjë shtetasin pasi ky ka përfituar me anë të mashtrimit një sasi të hollash, duke iu premtuar dy shtetasve të huaj nga vendet e treta, se do ti transportonte në Tiranë me automjetin e tij kundrejt një fitimi prej 100 Eurosh secili.

Ai është Laert Zisi, 25 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër. Ky shtetas pasi i’u ka marrë paraprakisht 100 Euro i ka zbritur nga automjeti në afërsi të “Urës së Subashit” ku janë gjetur e shoqëruar pranë DRKM Gjirokastër nga shërbimet e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Seat Ibiza”
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakBURGJET, GATISHMËRI E LARTË GJATË BOTËRORIT
Artikulli tjetërMJETI PËRPLASET ME MOTOÇIKLETËN, NJË I LËNDUAR