Kjo është pllakata e vendosur në shtëpinë ku u lind dhe u rrit kompozitori shkodran Prenk Jakova i cili krijoi operan e parë shqiptare. Pllakata në përkujtim të veprës dhe kontributit të Prenk Jakovës u vendos në 105 vjetorin e lindjes së tij. Nipi i kompozitorit të njohur, Lekë Jakova thotë se kjo është banesa nga ku nisi hapat e parë të muzikës Prenk Jakova duke u kthyer më pas ndër muzikantët më të rëndësishëm të historisë të artit shqiptar.

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia tha se Prenk Jakova është një prej gurëve të çmuar të themelit të Shkodrës por edhe artit mbarëkombëtar.

Opera e parë shqiptare “Mrika” kompozuar nga Prenk Jakova u vendos në teatrin “Migjeni” dhe më pas vijoi me operan e dytë “Skenderbeu” dhe një sërë kompozimesh të tjera duke u kthyer kështu në një prej kompozitorëve më në zë të artit shqiptar por i njohur edhe në artin ndërkombëtar pasi shumë vepra të tij luhen në disa prej skenave më të mëdha botërore nga artistë shqiptar dhe të huaj.

 

Artikulli paraprakALIBEAJ: REFORMA E RE TERRITORIALE JO NJË HARTË ZGJEDHJESH
Artikulli tjetërHOMAZHE NË NDERIM TË PEDAGOGES NEVILA DIBRA