Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi, ku një 16-vjeçare është gjetur e vetëvarur në shtëpinë e saj.

Ngjarja e rëndë që ka tronditur opinionin publik ndodhi në në Evosmos, Selanik, në shtëpinë e të miturës e cila jetonte së bashku me familjen.

Vajza është gjetur e pajetë nga prindërit e saj, ndërkohë që nuk dihen arsyet se përse 16-vjeçarja ka ndërmarrë një hap të tillë.

Sipas mediave greke, menjëherë në vendngjarja arriti ndihma e shpejt që pavarësisht përpjekjeve 45 minutave për ta rikthyer të miturën në jetë nuk ia doli dot.

Policia po merret me hetimin e ngjarjes.

Artikulli paraprakURDHRI I KRYEMINISTRIT, GJOBE KUSH NUK VAKSINOHET
Artikulli tjetërOBSH THIRRJE: PERSONAT ME PROBLEME SHËNDETËSORE DHE ATA MBI 60 VJEÇ…