TË DHËNAT NGA RAPORTI PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE. Mbi 20% e fëmijëve shqiptarë jetojnë në varfëri absolute. Ndërsa shumë fëmijë janë të rrezikuar nga varfëria, dhuna, abuzimi apo shfrytëzimi. Këto janë disa nga shqetësimet që ngrihen në raportin kombëtar mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë. Mirëpo, ajo që vihet re është se çdo ditë po rritet numri i fëmijëve të varfër në zonat urbane, por pavarësisht kësaj, fëmijët e zonave rurale dominojnë.

Varfëria shihet si një prej shkaqeve kryesore të përjashtimit social. Për sa i përket dhunës në raport theksohet se fëmijët në Shqipëri përballen me forma të ndryshme të dhunës psikologjike, por edhe fizike. Sipas të dhënave, rreth 61,69% e fëmijëve kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës psikologjike një herë në jetën e tyre. Por po aq e lartë është edhe dhuna fizike ku 48,42 për qind e fëmijëve kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës fizike gjatë jetës së tyre.Fëmijët në vendin tonë përjetojnë dhe përballen me forma të ndryshme të dhunës. Shifrat tregojnë se dhuna është në nivele të larta, çka ngre alarmin për mënyrën si trajtohen të miturit. “Dhuna në familje ndikon negativisht gratë dhe fëmijët. Dhuna psikologjike është forma e dhunës, që raportohet më së shpeshti nga fëmijët. Rreth 61,69% e fëmijëve kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës psikologjike një herë në jetën e tyre. Por, po aq e lartë është edhe dhuna fizike ku 48,42% e fëmijëve kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës fizike gjatë jetës së tyre dhe 59,45% e fëmijëve raportojnë se kanë përjetuar dhunë fizike gjatë vitit të kaluar. 11.4% e fëmijëve kanë përjetuar ngacmim seksual dhe 4.88% e fëmijëve dhunë seksuale me kontakt, të paktën një herë gjatë jetës së tyre”, thekson raporti. Mirëpo për një sërë arsyesh, raportimet e rasteve të dhunës janë të pakta. Një kategori e veçantë fëmijësh që kanë nevojë për mbrojtje sociale, janë edhe fëmijët në lëvizje, një term që përmbledh kategoritë e fëmijëve nga familje të emigruara, fëmijët në situatë rruge, të trafikuar dhe ata romë dhe egjiptianë. “Fëmijët në lëvizje në Shqipëri përbëjnë një kategori jo gjerësisht të identifikuar dhe të adresuar. Përgjithësisht, shërbimet aktuale të mbrojtjes nuk plotësojnë nevojat e fëmijëve në lëvizje”, theksohet në raport.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK, MINISTRIA E BRENDSHME MERR MASAT
Artikulli tjetërMASAKRA E SREBRENICËS, VUÇIÇ PRITET ME GURË