Policia italiane ka zbardhur identitetin e dy trafikantëve të drogës të arrestuar një ditë më parë ndërsa trafikonin në territorin italian rreth 206 kg marijuanë e ardhur nga Spanja.

Pas hetimeve prej disa kohësh policia e ketij shteti ka mundur të godasë këtë rrjet të trafikut të drogës.

Ata janë shqiptari Eduart Mecani 50 vjeç me origjinë nga Durrësi dhe italiani Enzo Di Mauro 48 vjeç. Sipas hetimeve italianë 48 vjeçari italian është i lidhur me mafian kalabraze Ndrangheta e dyshimet e tyre janë se mafia Ndrangheta është regjisorja e këtij trafiku droge nga Spanja në aleancë me klanet kriminale shqiptare.

50 vjeçari shqiptar Eduart Mecani ka ndjekur lëvizjet e automjetit tip TIR me ngarkesën e drogës së fshehur në materialet e ndërtimit, për ta transportuar më pas në furgonin e tij, ku dhe u sekuestrua nga policia italiane.

Operacioni i ndalimit të dy trafikantëve dhe sekuestrimi i drogës u krye në komunën Settimo Milanese në provincën e Milanos.

Ndërkohë sipas policisë italiane shqiptari Eduart Mecani është një person me precedent penal në trafikun e drogës.

Më vitin 2009 ai është arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikimit të rreth 250 kg marijuanë, 60 prej të cilëve iu gjetën në një makinë tip Fiat Croma e marrë me qera në aeroportin Linate të Milanos dhe 190 kg të tjera në një garazhd në zotërim të tij. Ndërsa në banesë , fshehur në kasafrotë i janë gjetur rreth 300 mijë euro.

Artikulli paraprakDO IKININ ME TRAJLERIN E KONFEKSIONEVE, KAPEN 4 TË RINJ
Artikulli tjetërGJENDET TRUPI I PAJETË I POLICIT TË DYTË NË LUMIN LEPENC