Ky është fermeri Ali idrizi njëherësh Kryetar i fshatit Kosmac. Ai vendosi që të tresë prodhimet bujqësore që kanë mbetur pa u shitur.

Tonelata me domate qëndrojnë stok pasi sipas fermerëve nuk ka treg dhe janë të detyruar që ti hedhin në kanal apo në rrugë.

Ali Idrizi thotë se deri para një viti kjo zonë I ka eksportuar prodhimet në Kosovë , madje kanë qënë vetë kosovarët që vinin për ti blerë por mesa duket taksat e larta përfshi edhe atë të rrugës së kombit I ka trembur tregtarët

Cmimet që tregtarët e shumicës I ofrojnë këtyre banorëve për të blerë domaten,specat apo kastravecin janë qesharake,

pasi askush prej konsumatorëve nuk I gjen në treg domatet me një cmim 8 lekë të vjetra për kile , aq sa kërkojnë tregtarët e shumicës ti’a marrin fermerëve të Kosmacit.

Në këtë periudhë 5000 ton domate rrezikojnë që të hidhen në rrugë nga fermerët e Kosmacit.

Sipas tyre shteti duhet ti mbështesë banorët e kësaj zone që merren vetëm me bujqësi duke krijuar politika favorizuese

Artikulli paraprakTAKIM PËR ZGJERIMIN E BIZNESIT TË VOGËL E TË MESËM
Artikulli tjetër2400 MATURANTË JAPIN PROVIMET ME ZGJEDHJE