Me 101 vota pro, 6 kundër, 3 abstenim dhe 1 deputet që nuk ka votuar, Kuvendi i Shqipërisë, me votim elektronik, vendosi ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Komisioni hetimor mbi shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zgjasë tre muaj.
Ky hetim ka për qëllim njohjen si dhe verifikimin e mënyrës së ushtrimit të kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në përputhje me parimet kushtetuese si parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve,

shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, si dhe nxjerrjen e përgjegjësisë konkrete institucionale.

Artikulli paraprakROZMARI JORGANXHI, MJESHTRE E MADHE, DIRIGJENTE KORI DHE MEZZOSOPRANO
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS, AMBASADA E SHBA THIRRJE QYTETARËVE: SHMANGNI GRUMBULLIMET, MË HERËT KA PASUR DHUNË