Ambasada amerikane i është drejtuar qytetarëve të saj të shmangin sheshet e protestës. Ajo i rikujton qytetarëve të saj se në protestat e mëparshme ka pasur akte dhune dhe forcat e sigurisë kanë shpërndarë tumat përmes autobotëve të ujit dhe gazit lotsjellës.

“Një protestë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 8:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë.

Nuk dihet kohëzgjatja e kësaj demonstrate. Në protestat e mëparshme ka pasur edhe akte dhune e ndërsa forcat e sigurisë kanë përdorur edhe autobotet e ujit dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Ambasada e SHBA-së i drejtohet bashkë kombasve të saj të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit”,thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Artikulli paraprak3 MUAJ HETIM PËR ILIR ,101 VOTA PËR NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR PËR SHKARKIMIN
Artikulli tjetërNIS VETTINGU NË POLICI, KOMISIONI PUBLIKON LISTËN ME 45 EFEKTIVËT E PARË