Me 30 vota pro, 15 kunder dhe 1 abstenim, Keshilli i Bashkise Shkoder ka miratuar buxhetin per vitin 2017-te.

Pas me shume se 7 ore diskutimesh, keshilltaret i kane hapur driten jeshile ketij buxheti te hartuar nga administrata e bashkise ku jane parashikuar edhe investimet per kete vit ne Bashkine e Shkodres Kane qene 15 vota kunder dhe 1 abstenim, por 30 votat e maxhorances I kane hapur driten jeshile miratimit te ketij dokumenti qe hedh hapat per sfidat e 2017-es pe rBashkine Shkoder. Te djathtet pothuajse me te njejtat fraza klishe e quajten buxhetin nder me te arriret duke shprehur miratim te plote ndersa te majtet e quajten buxhetin per vitin 2017 me shkelje ligjore, me kend prioritetesh te gabuar madje kishte zera tejet kritik te cilet e quajten te papranueshem per miratim. Jane tashme 2 miliard e 512 milion leke ne dispozicion te Bashkise Shkoder per te vene ne zbatim sherbimet dhe investimet e planifikuara pergjate ketij viti kalendarik.