Kauza e demokrateve po tradhtohej, dhe rithemelimi ishte një domosdoshmeri për këtë force politike.Kështu u shpreh nga Lezha Sekretari i Përgjithshem i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili mori pjësë në 32-vjetorin e themelimit të PD në këtë qytet.Sipas Nokës drejtimi i Bashkisë së Lezhës nga socialistet ishte një aksident që e shkaktoi pengu në krye të Partisë Demokratike dhe kjo e keqe do të marrë fund me 14 maj.

Deputetja Lindita Metaliaj dhe Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni, u shprehen të bindur se në zgjedhjet vendore të 14 majit do të dalin triumfues.

32-vjetori i krijimit të Partisë Demokratike në Lezhë bëri bashkë anëtarë dhe simpatizant të kësaj force politike, të cilët vunë theksin tek beteja elektorale e 14-majit.

 

Artikulli paraprakSHPËRTHIM TRITOLI NË BANESËN E SHEFIT TË KRIMEVE
Artikulli tjetërMESHË LUTJE PËR PAPA BENEDIKTIN, MASSAFRA: JO TË NDARË