Një meshë e shenjtë u kremtua në katedralen e Shkodrës si një lutje për Shpirtin e Papa Benedikti XVI i cili u nda nga jeta më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Po ashtu mesha e shenjtë u kremtua edhe me rastin e 15-vjetorit të RiShugurimit të katedrales “Shën Shtjefni”. Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra tregoi për rëndësinë e Papa Benediktit dhe përcolli disa mesazhe të rëndësishme të tij.

Gjatë predikimit arqipeshkëvi Massafra u shpreh se nuk duhet të jemi të ndarë por sa më të bashkuar, një mësim që e jep Jezusi dhe vetë kisha katolike.

Katedralja e Shkodrës 15 vite më parë u rishugurua nga kardinali Franc Rode ndërsa në vitin 1993 në vizitën e tij në Shkodër Papa Gjon Pali II-të bekoi katedralen “Shën Shtjefni”.

 

Artikulli paraprak32-VJETORI I THEMELIMIT TË PD NË LEZHË
Artikulli tjetërKADIA: S’DO JEM MË KRYETARE E KËSHILLIT BASHKIAK