Dhuna në familje mbetet një nga fenomenet shumë të përhapura në shoqëri. Vetëm në organizatën “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër, janë mbi 320 raste të denoncuara për dhunë në familje, ku gratë dhe vajzat kanë marrë shërbim psikologjik dhe juridik falas. Përfaqësuesja e kësaj organizate, Tonilda Çela jep më tepër detaje për punën e vazhdueshme në trajtimin e rasteve të dhunës në familje apo me bazë gjinore.

Fatkeqësisht, ka raste kur gratë dhe vajzat tërheqin paditë dhe kthehen edhe njëherë në ambjentet abusive, tregon Tonilda Çela.

Për gratë të cilat largohen nga bashkëshortët dhunues, në ndihmë u vjen “strehëza e emergjencës” e cila është parashikuar për strehimi deri në 48 orë, por qëndrimi I grave dhe vajzave është më I gjatë duke marrë parasysh edhe procedurat e tejzgjatura nga proceset gjyqësore.

Gjatë këtyre ditëve, në kuadër të luftimit të fenomenit të dhunës në familje dhe me bazë gjinore po zhvillohen disa aktivitete në bashkitë Shkodër, Malësi të Madhe dhe Vau Dejës.

Artikulli paraprakHAMDI SALIHI FLET PËR SHORTIN E EUROPIANIT
Artikulli tjetërQYTETARËT: DEKORET E FESTAVE KUSHTOJNË SHUMË