
Besëlidhja ka siguruar kalimin në turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë, pasi ka mposhtur Sopotin me rezultatin 2-1, në një përballje të luftuar që u vendos vetëm në minutat e para të kohës shtesë. Lezhjanët e nisën takimin mirë dhe arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 25-të. Besëlidhja fitoi një 11-metërsh, me Hila që mori përsipër ekzekutimin dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.Megjithatë, epërsia e Besëlidhjes zgjati vetëm pak minuta. Shtatë minuta më vonë, në minutën e 32-të, ishte radha e Sopotit të fitonte një penallti. Jargavani nuk gaboi nga pika e bardhë, duke rikthyer baraspeshën dhe duke çuar shifrat në 1-1.Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores.
Pavarësisht rasteve dhe përpjekjeve në të dyja krahët, koha e rregullt nuk prodhoi më gola.Barazimi 1-1 bëri që sfida të shkonte në kohën shtesë, aty ku Besëlidhja arriti të bëjë diferencën. Vetëm pak minuta pas nisjes së shtesës, në minutën e 93-të, Kledis Marku shënoi golin e dytë për lezhjanët, duke i dhënë avantazhin 2-1 skuadrës së tij.
Besëlidhja arriti ta administrojë avantazhin deri në fund dhe siguroi një fitore të rëndësishme, që i jep edhe biletën për në turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
https://youtu.be/OhrakAY-GiU


