“50 vite ndërmjet muzikës dhe psikologjisë së artit” është titulluar aktiviteti I organizuar në 50-vjetorin e lindjes së pedagogut Qamil Gjyrezi. Ky aktivitet u organizua në kinema “Millenium” ku morën pjesë kolegë, miq dhe të afërm të muzikantit I cili thotë se eventi vjen si një përmbledhje e kontributit të tij në fushën e muzikës dhe psikologjisë së artit.
Gjyrezi shton se arti ka nevojë për mbështetje ndaj institucionet duhet të punojnë më shumë në këtë drejtim.

Gjatë aktivitetit pati disa performanca të ndryshme ndërsa u prezantuan edhe 2 video me përmbledhje muzikore të ndryshme.

 

Artikulli paraprakPROMOVOHEN VËLLIMET “TESHAT E SHPIRTIT” DHE “BLU”
Artikulli tjetërSHFAQET PREMIERA E TEATRIT TË KUKULLAVE “FESTA E PYLLIT”