OTO

Një grabitje ka ndodhur në Tiranë, mëngjesin e sotem. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi Manastirit”.

Dy persona të paidentifikuar, me forcë i kanë marrë motorin shtetasit 60-vjeçar me inciale A.T. Brenda mjetit ndodhej një çantë dore me një shumë lekësh. Pak minuta më vonë, Policia ka gjetur motorin e braktisur.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Bëhet fjalë për shkelje të neneve 139 e 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakMIÇIGAN, TË SHTËNA ME ARMË NË UNIVERSITET, DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërGODITET ME THIKE ADOLESHENTI,NDERRON JETE NE SPITAL