Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër ka festuar 7 marsin, ditën e mësuesit në një mënyrë tejet speciale. Nxënësit e të gjitha klasave të kësaj shkolle përgatitën aktivitete të ndryshme me tematika të ndryshme, të cilat erdhën me larmi të veçantë përgjatë gjithë ditës.

Drejtoresha e shkollës, Nevila Zhbjaku, u shpreh se kësaj here është menduar të sillet më shumë larmi në këtë festë.Sipas mësueses së fizikës, Blerta Dervishi, nxënësit kanë përgatitur materiale interesante më mjete rrethanore, duke imituar kështu një numër të madh objektesh.

Shkolla “Ndre Mjeda” shquhet për aktivitetet e veçanta që organizon vit pas viti. Këtë shtatë mars, nuk munguan edhe performancat interesante artistike, të cilat sollën argëtim në festën e mësuesit.

Artikulli paraprak“3 DHJETORI” FESTON DITËN E 7 MARSIT
Artikulli tjetërEKSPOZITA E GRAVE PIKTORE SHKODRANE