Gratë piktore shkodrane hapën ekspozitën e përvitshme të pikturave me rastin e festave të 7 dhe 8 marsit. Piktura, fotografi dhe instalacione të tjera erdhën për të pranishmit pasditen e së martës në ambjentet e Galerisë së Arteve në Shkodër.

Pjesë e kësaj ekspozite u bënë katër breza të ndryshme piktoresh, të cilat vijnë për herë të parë. Vetë piktoret shkodrane shprehen tejet të emocionuara për këtë bashkëpunim.

Gratë piktore shkodrane sjellin herë pas here ekspozita, të cilat vijnë me tematika të ndryshme. Kësaj radhe, bashkëpunimi mes brezave ishte pika e fortë, ndërsa brezat e rinj shikohen si mënyra më e mirë për t’i dhënë vazhdimësi këtij arti të vyer.

Artikulli paraprak7 MARS NDRYSHE NË SHKOLLËN “NDRE MJEDA”
Artikulli tjetërSURPRIZOHET MËSUESE TEUTA NË BËRDICË