Qyteti i Koplikut gjithnjë e më shumë po braktiset nga të rinjtë. Sipas qytetarëve deri më tani janë larguar rreth 90% e të rinjve, ndërsa pritet që kjo shifër të rritet dita ditës. Të vetmit që kanë ngelur janë të moshuarit. Ata thonë se ndihen të vetmuar pasi të gjithë fëmijët e tyre kanë emigruar, dhe nuk kanë asnjë njeri pranë vetes ti ndihmojë.

Të moshuarit thonë se papunësia si dhe pagat e ulta janë ndër arsyet kryesore që po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin e tyre.

Vala e emigracionit ka prekur edhe qytetin e Koplikut, çdo ditë të rinjtë synojnë të largohen jashtë Shqipërisë. Sipas tyre ky vend nuk ju jep asnjë mundësi për të siguruar të ardhmen e tyre.

Artikulli paraprakTAKIM PËR ZHVILLIMIN E INDUSTRISË SË TURIZMIT
Artikulli tjetërSIGURIMI I NGROHJES SFIDË PËR QYTETARËT