I ftohti i ditëve të fundit me temperatura deri nën zero gradë, ka qene I veshtire edhe per qytetaret e Lezhes dhe sigurimi I ngrohjes eshte shqetesimi kryesor.Pjesa më e madhe e qytetareve kanë shmangur ngrohjen me energji elektrike, duke ju kthyer drureve të zjarrit, por sërish kostoja është e paperballueshme.Çmimi i druve varion nga 6 deri në 8 mijë lek të reja meterkubi, çka ka vënë në vështiresi shumë familje në Lezhë, por thonë se kjo është zgjidhja më alternative.

Përballë rritjes së kostos për të siguruar ngrohjen, lezhjanet shpresojne që i ftohti me temperatura të ulëta që ka përfshire vendin të zgjasë sa më pak, pasi drute që kanë blerë në fillim të dimrit janë në sasi të limituar për shkak të kostos financiare qe kane.

Artikulli paraprak90% E TË RINJVE BRAKTISIN KOPLIKUN
Artikulli tjetërFITORET E VLLAZNISË NË FOKUSIN E “STAR SPORT”