Muzeu Historik i Shkodrës u kthye në skenën e edicionit të 14-të të “Ahengut Shkodran”, aktivitetit tradicional që prej vitesh mban gjallë muzikën qytetare shkodrane. Në këtë mbrëmje u ngjitën në skenë këngëtarë të njohur të qytetit, por ajo që e bën të veçantë këtë edicion është prania e brezit të ri. Për dirigjentin Ilir Zoga,e veçanta e këtij edicioni është vazhdimësia tek brezi i ri.

Për këngëtaren Drita Tahja, ky edicion kishte një emocion të veçantë. Ajo solli për herë të parë në “Ahengu Shkodran” një këngë të të atit. Ndërsa Ivan Tanushaj udhëtoi nga Italia për t’iu bashkuar këtij aktiviteti.

Pjesë e koncertit ishte edhe 7-vjeçarja Mei Hoxha, e cila u ngjit në skenë duke treguar se dashuria për muzikën shkodrane dhe tradita e ahengut po përcillen edhe te brezi më i vogël. “Ahengu Shkodran” vijon të mbledhë në një skenë breza të ndryshëm, duke ruajtur tingujt, këngët dhe kujtesën muzikore të Shkodrës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHA NUK GJEN QETËSI NGA ZJARRET
Artikulli tjetërVOLEJ, VLLAZNIA E MESHKUJVE E NIS ME FITORE KAMPIONATIN