Pas tensioneve gjatë protestës së studentëve në Shkodër, policia ka nisur shoqërimin e disa prej tyre në komisariat.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se, deri më tani, të paktën 4 persona janë shoqëruar në komisariat, nën dyshimet për akte agresioni ndaj institucioneve.

Protestuesit kanë kundërshtuar shoqërimet, duke krijuar momente tensioni mes studentëve dhe policisë.

Studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestave në mbështetje të studentëve në kryeqytet.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBESËLIDHJA KËRKON FITOREN NDAJ KASTRIOTIT
Artikulli tjetërMIREL JOSA TRAJNERI I RI I BESËLIDHJES, PJERIN FUSHAJ I BESON EKSPERIENCËS SË TEKNIKUT