Një incident i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Ishull-Lezhë. Ngjarja është konstatuar rreth orës 00:05, kur një 65-vjeçar me iniciale B.SH, banues në këtë zonë, ka njoftuar policinë se ishte dëmtuar çatia prej llamarine e një ndërtese që e përdorte për mbajtjen e materialeve shtëpiake.Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga përdorimi i një lënde plasëse, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Pas marrjes së njoftimit, grupi hetimor ka nisur veprimet për të dokumentuar rastin dhe për të mbledhur të dhëna që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të tij.Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit ose personave të dyshuar si autorë të ngjarjes.Ndërkohë vete përsoni godina e së cilit ishte objekt i sulmit ka deklaruar se nuk ka konflikte.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKONCERT NË SALLËN “KARDINAL MIKEL KOLIQI”
Artikulli tjetërNIS EDICIONI I DYTË I “GJEGJU FEST”