Instalacioni i “Lahutës së Malcisë”, i vendosur në bulevardin që mban emrin e At Gjergj Fishtës në Lezhë, është riparuar dhe rivendosur në vendin e tij, pas demtirve gjatë protestave të të rinjve në qytet.Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale ka komentuar dëmtimin e instalacionit, duke kritikuar kundërshtarët politikë për qëndrimet e tyre dhe akuzat ndaj bashkisë.

Instalacioni i “Lahutës së Malcisë” u rivendos aty ku i takon! Lum ne për nderin që kemi të kemi një emër të madh si At Gjergj Fishta! Mjerë ne për dallaverexhinjtë politikë, që përpiqen t’i mbulojnë apo justifikojnë aktet vandale me përralla inskenimesh! Sa e shëmtuar ishte ajo që ndodhi, po aq banale ishte përpjekja për të na e faturuar neve, me pretendimin qesharak se gjoja e paskemi sajuar vetë! Dhe një gjë për ata që sot bëjnë sikur u digjet zemra për Fishtën:

Po ta donit e respektonit kaq shumë Fishtën, nuk do ta kishit “nderuar” bulevardin që mban emrin e tij me një gomë makine në rrethrrotullim!

Fishta nuk nderohet me hipokrizi politike, por me vepra dhe respekt për trashëgiminë që na la! shkruan Ndreu.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSULMI I PROTESTUESVE NDAJ BANKAVE, GENT SEJKO: DEPOZITAT E QYTETARËVE JANË TË SIGURTA
Artikulli tjetërRRUGA E PLAZHIT NË VELIPOJË, BECI INSPEKTON PUNIMET