Besëlidhja vijon momentin e mirë në kampionat, duke regjistruar një tjetër fitore me shumë vlera. Skuadra lezhjane ka triumfuar në transfertë përballë Orikut, në një ndeshje të vështirë dhe mjaft të luftuar, ku tri pikët u vendosën vetëm në minutat e fundit të takimit.
Përballja mes dy skuadrave ishte e ekuilibruar, me të dyja ekipet që kërkuan të merrnin maksimumin nga kjo ndeshje.

Por Besëlidhja u tregua kërkuese gjatë gjithë takimit, duke krijuar raste për shënim, ndërsa vendasit u përpoqën të shfrytëzonin faktorin fushë për të marrë një rezultat pozitiv.Goli që vendosi fatin e takimit erdhi në minutën e 78-të. Ishte Alidema ai që arriti të dërgonte topin në rrjetë, duke kaluar në avantazh Besëlidhjen dhe duke i dhënë skuadrës lezhjane një fitore mjaft të rëndësishme në këtë transfertë.
Pas golit, Oriku u përpoq të reagonte dhe të rikthehej në lojë, por mbrojtja e Besëlidhjes u tregua e kujdesshme, duke administruar avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit.

Ky është një tjetër sukses që konfirmon formën e mirë që po kalon skuadra e drejtuar nga Mirel Josa. Me këtë fitore, Besëlidhja vijon serinë pozitive të rezultateve dhe i afrohet ndjeshëm kreut të renditjes, duke u ngjitur vetëm 3 pikë larg vendit të parë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBERISHA LEXON MESAZHIN: DUMANI ËSHTË MERCENAR, KJO SELI ËSHTË SEKSION I PS-SË
Artikulli tjetërVLLAZNIA NUK SHKON MË SHUMË SE BARAZIMI NË KORÇË