Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

E pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse do të jetë ajo sërish kandidate për kryetare Bashkie, nëse Gjykata Kushtetuese vendos ripërsëritjen e zgjedhjeve, Ademi u përgjigj:

“Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë. Kërkesa jonë mbetet kjo. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të kenë zgjedhje të rregullta, këtë shpresojmë të konkludojë Gjykata Kushtetuese”.

Artikulli paraprakZGJEDHJET LOKALE TË 30 QERSHORIT, MBARON MBLEDHJA NË GJYKATËN KUSHTETUESE, AVOKATI DACI: ASNJË PALË S’DEL E HUMBUR. ZGJEDHËSIT DUHET TË KENË TË DREJTË TË ZGJEDHIN
Artikulli tjetërZBULOHET MASHKULLI QË HYN SONTE NË ‘BIG BROTHER VIP’