Sapo kemi hyrë në stinën më të nxehtë të vitit dhe temperaturat sa vijne e rriten. Para se të rrëmbeni një shishe uji plastike për të shuar etjen, mendojeni mirë sa kohë u be që ajo qëndron e ekspozuar ndaj diellit apo të nxehtit. Ekspertët thonë “sa më i nxehtë moti aq më shumë kimikatë lëshohen nga plastika në ushqim apo ujë”.

Shumica e paketimeve prej plastike çlirojnë sasi shumë të vogla kimikatesh në produktin që mbështjellin. Teksa temperaturat rriten dhe koha kalon, lidhjet kimike prihen dhe kimikatet kanë më shumë gjasa të çlirohen. Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), sasia e kimikateve është shumë e vogël për të shkaktuar probleme shëndetësore, por shkencëtarët që studiojnë efektet afatgjata në shëndet thonë se këto doza të vogla mund të bëjnë krijojnë diçka më të madhe përgjatë kohës.

Një shishe një-përdorimshe në një ditë të nxehtë vere

Shumica e shisheve plastike që gjenden në supermarkete përbëhën nga PET (polietileni tereftalat). Shkencëtarët vune re çlirimin e Antimonit (substancë kimike) në shishët PET, të cilat u ekspozuan në temperatura të larta. Antimoni mund të kthehet në substancë kimikë në doza të larta.

Një studim u bë edhe mbi shishet plastike që qëndrojnë në makina, ku temperature mund të arrijë deri në 65°C gjatë verës. Në eksperiment u deshën 38 ditë që në një shishe të çliroheshin nivele të larta të antimonit, rezultat i cili i tejkaloi pritshmëritë e sigurisë së tyre.

Si një rregull i përgjithshëm, po, nxehtësia ndihmon në prishjen e lidhjeve kimike në plastikë dhe ato kimikate mund të migrojnë në pijet apo ushqimet që ato përmbajnë.

Po shishet shumë përdorimshe?

Shishet shumëpërdorimshe zakonisht përbëhen nga polietilen me densitet të lartë të aprovuara nga programet e riciklimit, ose polikarbonate por këto të fundit janë më të veshtira për t’u ricikluar.Për ti bërë këto shishe më të forta dhe të shndërritshme, prodhuesit shpesh përdorin bisfenol-A (BPA), element i cili është në qendër të vëmendjes përsa i përket toksicitetit. BPA është një përçarës endokrin, që do të thotë se prish mirëfunksionimin e hormoneve dhe mund të rezultojë në probleme të rrezikshme shëndetësore. Studimet kanë lidhur përbërjen ehd me kancerin e gjirit.

FDA e ndalon rreptësisht përdorimin e BPA-ve në shishet apo biberonët e foshnjave, por nuk ka ende të dhëna për të vënë apo mbështetur kufizime shtesë.Megjithëatë shumë prodhues u janë përgjigjur kërkesave të konsumatorëve duke nxjerre ne treg produktet e tyre pa asnjë përmbajtje të BPA-ve.

Nuk ka mjaftueshëm studime përsa i përket sigurisë së shisheve shumë përdorimshme të ekspozuara ndaj nxehtësisë, por në një hulumtim ku u hodh ujë i nxehtë në një shishë shumë përdorimshe prej polikarbonati, rezultoi se u çliruan sasi të konsiderueshme të BPA-ve.

Përfundimi:

Shishet e qelqit janë zgjidhja më e mirë krahasuar me plastikën sa herë të jetë mundësia. Në rastet kur dispononi vetëm shishe plastike, sigurohuni që ato te mos ekspozohen në diell apo të qëndrojnë në makinë për një kohë të gjatë, sidomos gjatë periudhave të nxehta. Megjithatë ekspertët ngrenë në piedestal përdorimin e shisheve metalike shumë përdorimshe.

Në fund të fundit, sasia e elementëve kimikë gjurmues që mund të merrni nga shishet apo paketimet plastike të lëna në diell nuk do të dëmtojë shëndetin e tyre. Pavarësisht ekspertët i mëshojnë faktit se duhet të kujdeseni me sa shumë plastikë e rrethoni veten në përditshmëri.

Nëse pini një shishë ujë (PET) në ditë, me siguri nuk do të dëmtojë shëndetin tuaj, por nëse konsumoni 20 shishe uji të tilla çdo ditë, përgjigjja për sigurinë e tyre nuk do të ishte e njëjta.

Studiuesit gjithashtu thonë se efekti kumulativ i të qënit i rrethuar nga plastika dhe produktet e ndryshme, dhe mikroplastika në ujë kanë një impakt potencial për shëndëtin e organizmit./Agroweb