Akademia Albania Ajax School është shpallur kampione duke nderuar Shqipërinë me ekipin e U-17 në turneun Ëroclaë që u zhvillua në Poloni.

Akademia e Ajax mori pjesë me 3 ekipet e saj, U-15 që mori vendin e dytë, U-17 që fitoi trofeun dhe U-19 që u rendit e katërta. Në këtë turne morën pjesë 200 ekipe nga e gjithë Europa me rreth 4 mijë sportistë mes të cilëve shkodranët e Ajax shkëlqyen duke u kthyer me triumph në vendin e tyre. Padyshim që ky sukses i dedikohet të gjithëve që kontribuan ndërsa ka ardhur pas një pune intensive me 17 vjeçarët e akademisë Albanian Ajax School. Ky suksese për U-17 tek AAS nuk vjen rastësisht sepse 17 vjeçarët përpara se të shkonin në Poloni fituan edhe kupën e Shqipërisë çka tregon se kjo akademi ka synime të qarta për të rivalizuar pse jo edhe akademinë Vllaznia e cila ka mbetur në vendnumëro.

Artikulli paraprakKANALI I SHTODRIT, KTHEHET NË “KONTENIER” MBETURINASH
Artikulli tjetërMISIONARËT AMERIKANË NË BASHKINË VAU DEJËS