Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në takimin në Ohër të zhvilluar në kuadër të ‘Open Balkan’, u shpreh se kjo nismë ka adresuar tema të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.

“Kam marrë pjesë në shumë takime në lidhje me Ballkanin perëndimor. Kjo është një fytyrë e re e Ballkanit Perëndimor të gjitha temat e adresuara kanë të bëjmë me jetën dhe standarde, qoftë, për bujqësinë, krizën aktuale apo ajo që na pret në Europë. Kjo është një qasje që paraqet një kthesë, unë apeloj që herën tjetër të mos jemi pesë , por gjashtë dhe ‘Open Balkan’ të ketë më shumë pjesëmarrës. Pra të bëjmë gjërat që qytetarët kërkojnë nga ne. Do të doja që kjo strukturë të forcohet edhe me shtetin e gjashtë . Ne jemi të fokusuar për bashkëpunim. Ishte nder për mua dhe kënaqësi të isha këtu. Ju uroj sukses të madh dhe dua të them që Maqedonia e Veriut e ka arsyetuar rolin e saj.”, tha ai.

Artikulli paraprakPËRFAQËSUESI I BOSNJË HERCEGOVINËS: DO BËJMË GJITHÇKA QË KAMIONËT MOS TË BLLOKOHEN NË KUFIJTË. FALEMINDERIT QË I MBANI DYERT TË HAPURA PËR NE
Artikulli tjetër“KRENAR PËR POLITIKËN E SERBISË DHE MARRËDHËNIET E MIRA ME RUSINË”, VUÇIÇ: BALLKANI I HAPUR IDE E JONA, JO E MOSKËS