Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija falënderoi publikisht nismëtarët për Ballkanin e Hapur.

Gjatë fjalës së tij nga Ohri Tageltija tha se Bosnja do të bëjë të mundur që asnjë kamion të jetë në radhë i bllokuar në pikat kufitare.

“Falënderoj zyrtarët që sot kanë marrë një vendim sot për Ballkanin e Hapur. Te ne ende nuk është bërë asnjë marrëveshje. Do bëjmë gjithçka që është e mundur që kamionët mos të qëndrojnë të bllokuar në Bosnjë Hercegovinë. Nëse kjo ndodh në një të ardhme, atëherë ne jemi fajtorë. Faleminderit që i mbani dyert të hapura për ne, që nuk vendosni kushte”, tha ai.

Artikulli paraprak“EDHE KOKRRA E FUNDIT E GRURIT DO TË KETË NJË PESHË TË MADHE SA NJË THES ME GRURË”, RAMA: GRUP TË PËRBASHKËT PËR KRIZËN DHE ZGJIDHJET KONKRETE
Artikulli tjetërABAZOVIÇ: OPEN BALKAN FYTYRA E RE E BALLKANIT PERËNDIMOR, KJO NISMË TË FORCOHET EDHE ME SHTETIN E GJASHTË