Ada e Velipojës nuk ka shkuar më shumë se në një barazim 2-2 përballë Ilirisë së Fushë-Krujës. Janë miqtë nga Fushë-Kruja që e nisin shumë mirë lojën duke shënuar 2 herë radhazi pas gabimeve të portierit dhe mbrojtjes së Adës. Vecaj humbet një penallti për Adën por shlyen gabimin duke realizuar golin e parë në minutën e 34 dhe duke ngushtuar diferencën.

Në pjesën e dytë është koreano jugori Kim Ho ai që barazon shifrat në 2-2. Ada ka edhe raste të tjera por nuk arrin të realizojë golin e fitores. Trajneri Noga thotë se duhet ende shumë punë.Trajneri Noga vlerëson tek Ada karakterin e lojtarëve.Trajneri i Ilirisë Pëllumb Ziri i uroi suksese Adës.Pavarësisht këtij barazimi, Ada është një skuadër ndryshe nga sezoni i kaluar teksa, më e kompletuar dhe më kërkuese në fushën e lojës.

Artikulli paraprakMAQEDONI, GODITI EMIGRANTËT, POLICI RREZIKON PEZULLIMIN
Artikulli tjetërPARTIA DEMOKRATIKE DREJT NJË KOALICIONI NË SHKODËR ?!