Me cilesine e Kryetares se Shoqates se Bashkive te Shqiperise, kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi ka denocuar abuzimet me skemen e ndihmes ekonomike te hartuar nga qeveria dhe qe ka nisur zbatimin ne janar te vitit 2018.

 Ademi ka theksuar se “Dita e sotme eshte nje nga ditet me te zeza per familjet ne nevoje ne te gjithe Shqiperine.Me ligjin e ri te trumbetuar nga qeveria,sistemi i ndihmes ekonomike menaxhohet ne sistem qendror dhe jo nga bashkite.Sistemi i ri zbatuar nga janari i ketij viti ka deshtuar: 1-Sistemi nuk ka te dhena te perditesuara lidhur me personat e rregjistruar prane zyres se punes si punekerkues.Jane hequr padrejtesisht familje qe i kane te gjithe pjestaret e papune 2-Sistemi nuk ben dallim mes punekerkuesit dhe studentit me vertetim shkolle dhe jane hequr nga skema padrejtesisht te gjitha familjet qe kane femijet student,familje te varfera dhe pa te ardhura familjare. 3-Sistemi nuk ka te dhena te perditesuara lidhur me pronesine e automjeteve dhe penalizon familjet e varfra. 4-Jane perjashtuar padrejtesisht familjet qe kane pjestare te burgosur. 5-Sistemi eshte jo transparent dhe askush nuk ka informacion per kriteret e llogaritjes se pikeve .Kjo ka sjelle konfuzion dhe revolte te shume familjeve qe deri tani jane trajtuar me ndihme ekonomike. 6-Sistemi penalizon familjet me gra kryefamiljare me ne nevoje. 7-Sistemni ka penalizuar shume familje qe kane anetare me afersi te kufizuara duke i perjashtuar nga skema e trajtimit me ndihme ekonomike.

Ne cilesine e Kryetares e Shoqates se bashkive i kerkojme qeverise: 1-Pezullimin e menjehershem te kesaj skeme qe ne vend te zbutjes e thellon varferine. 2-Shfuqizimin e menjehershem te vendimit te Sherbimit Social Shteteror per ndihmen ekonomike per muajin janar ne te gjithe Shqiperine 3-Rishikimin e kuadrit normativ per ndihmen ekonomike ne koordinim dhe konsultim me shoqatat e bashkive

Artikulli paraprakRRITEN PRURJET NË LUMENJTË NË SHKODËR
Artikulli tjetërRESHJET E BORËS, POLICIA NË GADISHM