Lumenjtë në Shkodër kanë shtuar intensitetin e prurjeve në orët e fundit. Shirat me intensitet të lartë kanë shtuar sasinë e ujit, ndërsa Buna, Kiri dhe Drini vazhdojnë të fryhen prej disa ditësh. Për të disatën herë brenda vitit 2018, nën pushtetin e ujit ka përfunduar Xhamia e Plumbit, e cila si zakonisht ka problematika jo vogla me përmbytjet.

Edhe pse në vazhdim është prezantuar një projekt për dhënien fund të këtij fenomeni, deri në ekzekutimin e plotë, kjo trashëgimi kulturore do të vazhdoj të përmbytet. Nëse edhe në ditët në vazhdim prurjet në tre lumenjtë që mblidhen në Shkodër do të vijojnë të rriten, atëherë ky do të jetë një rrezik potencial që Nënshkodra të përmbytet. Prurjet e Drinit kanë rritur intensitetin në ditët e fundit, pavarësisht se këtë të martë shkarkimet në hidrocentraline Vau Dejës kanë arritur në 300 m3 për sekond. Potencialisht më të rrezikuara vijojnë të jenë Njësitë Administrative Ana e Malit, Dajç dhe Gur i Zi.

Bora në zonat malore, edhe me uljen e intensitetin e shirave në ditët në vazhdim, pritet të sjell prurje të madhe uji, i cili përkthet në panic për banorët në këto zona.

Artikulli paraprakSHIRAT, MBUSHEN RRUGËT NË “MARK LULA”
Artikulli tjetërADEMI:SKEMA E NDIHMES EKONOMIKE ESHTE ABUZUESE