Peisazhi ujor- toksor i mbrojtur i Lumit Buna – Velipoje ka qene destinacioni i radhes i aktiviteteve sensibilizuese te organizuara ne kuader te Dites Nderkombetare te Jetes se Eger nga Administrata e Zonave te Mbrojtura te Qarkut Shkoder.

Pas leksioneve teorike ne oren e edukimit mjedisor, diten e sotme nxenesit e gjimnazit “Oso Kuka” sebashku me stafin ADZM dhe biologen Artenisa PEÇULAJ kane zhvilluar nje ekskursion ne rezervatin e Velipojes ku u njohen nga afer me gjurmët e aktivitetit të jetës së egër si dhe peisazhet natyrore te tij. Gjate ketij ekskursioni interesi i nxeneseve per tu njohur jo vetem me jeten e eger por gjithe pasurite e medha natyrore qe ofron kjo zone ishte mjaft i larte. Kjo fale edhe infrastructures se informimit te krijuar 2 vitet e fundit si qendra e vizitoreve apo kulla e vrojtimit. Per biologen Peculaj krijimi i Adminitsratave te Mbrojtura dhe vendosja e moratoriumit po perkthehet ne rezultate mjaft pozitive. Aktivitetet Ne kuader të ditës nderkombëtare të jetës së egër te cilat mbeshteten nga projekti NATURA 2000, zhvillohen nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër në bashkëpunim me Agjensinë Kombetare të Zonave te Mbrojtura dhe Drejtorine Arsimore Shkodër.

Artikulli paraprakVELIPOJA , 6 MUAJ PA PASTRIM
Artikulli tjetërKAPET HEROINE E FSHEHUR NË KROSKOTIN E MAKINËS