Agim Agushi ka thyer në qytetin e Shkodrës rekordin botëror të mbajtjes së topit me kokë në një makinë duke lëvizur.

Agushi e nisi këtë rrugëtim të suksesshëm që nga hyrja e qytetit duke përshkuar akset më të rëndësishme për të përfunduar në sheshin përpara bashkisë Shkodër. Agushi ka tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve të cilët janë ndalur duke duartrokitur Agushin. Ky rekord i tij është finalizuar me pritjen zyrtare në hollin e bashkisë Shkodër nga kryebashkiakja Voltana Ademi… Vetë rekordmeni Agushi falenderoi për mikëpritjen që gjeti në Shkodër… Agushi përshkoi një distancë prej 7 kilometër përgjatë qytetit të Shkodrës duke mbajtur për më pak se një orë topin me kokë në makinën që ishte në ecje. Agushi mban 12 rekorde botërore dhe ky i fundit i përket edhe qytetit të Shkodrës.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakMUNGESA E KORSIVE TË BIÇIKLETAVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërMOSHAT ZHVILLOJNË KUPËN NË NDER TË SABAH BIZIT