Një prej emrave më të mëdhenj të futbollit në Shkodër por edhe në rang kombëtar Sabah Bizi është nderuar me një kupë të organizuar nga ekipet e moshave në kompleksin sportiv Zmijani.

Pas 3 ndeshjeve finale janë shpërndarë edhe çmimet përkatëse. Fillimisht organizatori Hysen Zmijani dorëzoi një fanelë të kombëtares për emblemën e futbollit Sabah Bizi. Për kategorinë U-11 për shkak të disa keqkuptimeve mes ekipeve nuk është dhënë kupa. Tek U-13 trofeun e mori ekipi Shkodra ndërsa tek U-17 kupën e fitoi Vllaznia. Zmijani vlerësoi këtë kupë por edhe figurën e Sabah Bizit….. Vetë Bizi i pranishëm në kupën që mban emrin e tij shprehu një falenderim Në kupën Sabah Bizi për U-11 futbollisti më i mirë u shpall Tomas Kiri i Vllaznisë, tek U-13 Rejan Alivoda i ekipit Shkodra dhe për U-17 Jozef Toma i Vllaznisë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakAGUSHI THYEN REKORDIN BOTËROR NË SHKODËR
Artikulli tjetërTATIMET, DREJTORI HYSA: NIS PËRGATITJA PËR SEZONIN TURISTIK