Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës. Një makinë ka përfunduar në kanal.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës.

Ka qenë një banor i zonës, që ka njoftuar policinë për ngjarjen. Dëshmitari bën me dije se drejtues i mjetit ishte një i ri i cili i shpëtoi aksidentit.

Si rezultat i daljes nga rruga mjeti ka përfunduar në kanal, i përmbysur.
Policia e Qarkullimit Rrugor ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Artikulli paraprakNDJEKJE NËPËR RRUGË, KAPET SHQIPTARI NË FRANCË
Artikulli tjetërKAPET TRAFIKANTJA ITALIANE, DO GJYKOHET NE SHQIPERI