Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin Fushë Krujë- Milot.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një automjet me drejtues shtetasin me inicialet T. D., 53 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSULMUAN DHE PËRDHUNUAN NJË VAJZË KROACI, ARRESTOHET SHQIPTARI DHE KROATI
Artikulli tjetërDIGJET MAKINA NË SHKODËR, KAMERAT KAPIN AUTORIN