
1 person ka nderruar jete dhe 3 kane mbetur të plagosur rëndë pas përplasjes së një autoveture me një kamion në superstraden Lezhë-Laç.Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së hënës pranë Fushë-Miloti, ndërsa njëri prej të plagosurve mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar makina.Për nxjerrjen e tij ndërhynë forcat zjarrfikëse dhe bashkë me përsonat e tjere që mbeten të plagosur u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë për jeten, pasi kanë marrë dëmtime në disa pjesë të trupit.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua për rreth 1 orë dhe superstrada Lezhë-Laç.
Për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor ndërhynë policia rrugore, ku brenda një kohë të shpejtë u bë i mundur dhe largimi i makinave të aksidentuara nga rruga.